Mungesa e mbrojtësve shtyn seancën për Ema Çokun, Fatime Kryemadhin dhe Pirro Xhixhon, gjykata cakton datën e radhës
Shtyhet seanca ku pritej mbrojtja e Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos. Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, gjatë apelimit të palëve rezulton se është prezente Ema Çoku, por nuk janë prezentë avokatët e saj. Avokatët e Çokut kanë paraqitur kërkesë për shtyrje seance sepse e kanë të pamundur të jenë të pranishëm. Nuk është prezente Fatime Kryemadhi, por është e pranishme avokatja e saj Esmeralda Rama. Pirro Xhixho është i pranishëm së bashku me avokatët. Diskutimet në sallë Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi: Duke qenë se e pandehura Çoku është pa mbrojtës, si fillim konstatojmë se kërkesa e avokatëve të saj është e pajustifikuar. Gjykata: Kjo e pandehur nuk është bërë asnjëherë pengesë për procesin. Avokati Klodian Skënderaj: Ne jemi të mendimit që seanca...
Burimi:
sot.com.al