MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 1 janar 2026…

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 1 janar 2026…

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se viti i ri do të nisë me mot me diell, ndërsa temperaturat do të jenë në rënie. Sipas njoftimit, dita e enjte do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë vendin. Moti parashikohet i kthjellët, me vranësira të pakta kalimtare, kryesisht në relievet malore lindore. Në akset rrugore malore parashikohen ngrica, ndërsa në zonat luginore do të ketë mjegull të dendur në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja – juglindja me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në vijën bregdetare dhe zonat luginore era mund të arrijë deri në 9 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në...