Moti i keq prek edhe energjinë, qindra qytetarë mbeten pa drita në Elbasan

Moti i keq prek edhe energjinë, qindra qytetarë mbeten pa drita në Elbasan

elbasani pa energji elektrike ELBASAN- Mbizotërimi i motit të keq në Qarkun Elbasan ka sjellë probleme të përkohshme në furnizimin me energji elektrike në disa zona, si pasojë e dëmtimeve në rrjetin shpërndarës. Sipas të dhënave zyrtare nga Rajoni Elbasan, Fidri 2 i Nënstacionit “Përparim” është pjesërisht jashtë funksionit, duke lënë pa energji elektrike 164 abonentë në zonat Garunje dhe Cacabeze. Ndërkohë, Fidri 2 i Nënstacionit Përrenjas ka pësuar dëmtime në shtyllat e tensionit të mesëm, si pasojë e përplasjes së një automjeti, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë për 390 abonentë në zonën e Radokalit. Në total, 514 abonentë në Qarkun Elbasan rezultojnë aktualisht pa energji elektrike. Grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e dëmtimeve, ndërsa autoritetet bëjnë me dije...