Moti i keq, pezullon lundrimin e linjës Korfuz-Sarandë dhe anasjelltas

Moti i keq, pezullon lundrimin e linjës Korfuz-Sarandë dhe anasjelltas

Linja e tragetit Korfuz-Sarandë dhe anasjelltas nuk do të funksionojnë këtë të enjte për shkak të kushteve atmosferike. Sipas njoftimit zyrtar të Kapitenerisë së Portit të Sarandës dallgëzimi i detit shkon deri në 6 ballë dhe është ndaluar gjithashtu edhe dalja në det e anijeve të peshkimit. Kushtet e këqija të motit kanë rritur rrezikshmërinë për peshkatarët por edhe udhëtarët që të lundrojnë në det. Autoritetet bëjnë që të respektohen udhëzimet dhe të ndiqen njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme.