Moti i keq paralizon vendin/ Nga Kukësi në Korçë, lëvizja e mjeteve kryhet me vështirësi. Tirana ‘skuqet’ nga trafiku
MOTI I KEQ DHE TRAFIKU NE TIRANE TIRANË- Reshjet e shiut dhe borës, që janë rikthyer këtë të mërkurë pothuajse në të gjithë vendin, kanë sjellë një sërë problematikash në akset kryesore në vend, ndërsa në shumë zona temperaturat kanë zbritur disa gradë nën zero. Burime bëjnë me dije për ZËRI se në Rrugën e Kombit, në Rrugën e Arbrit dhe në Qafë Thanë, janë shfaqur një sërë problematikash në qarkullimin e mjeteve. Ndërkohë që në kryeqytet, kanë mjaftuar vetëm pak minuta shi, për të përkeqësuar gjendjen e trafikut të mjeteve në rrugë. Radhë të gjatë makinash, ka pasur në të gjitha rrugët e Tiranës, ndërkohë që lëvizja është kryer me shumë vështirësi dhe në zonën e Unazës së Madhe të kryeqytetit. Policia Rrugore...
Burimi:
zeri.ai