Moti i keq, anulohen lundrimet nga Saranda drejt Igumenicës dhe Korfuzit

Moti i keq, anulohen lundrimet nga Saranda drejt Igumenicës dhe Korfuzit

Për shkak të motit të keq dhe me det të trazuar Kapiteneria e Portit të Korfuzit ka bllokuar sot lundrimin drejt Shqipërisë dhe Igumenicës. Njoftimin e ka bërë Kapiteneria e Portit në Sarandë. Për rrjedhojë asnjë traget nuk është nisur sot drejt Korfuzit. Ndërkohë do të njoftohet për situatën e ditës së martë. Top Channel