Moti gjatë javës: Reshje shiu dhe borë në zonat malore
Meteorologu Hakil Osmani tha se gjatë kësaj jave, moti në vendin tonë do të jetë kryesisht i paqëndrueshëm me mundësi reshjesh shiu dhe në disa zona malore, edhe bore. Osmani tha se ditën e premte do të rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore të veriut dhe kjo situatë do të vazhdojë edhe përgjatë fundjavës. “Kjo javë, edhe pse dita e sotme nis me mbizotërimin e vranësirave të dendura, përgjatë gjithë 24 orëshit do të kemi vranësira që herë pas here mund të japin momente me pika shiu. Më të dukshme këto rreshje priten të jenë në pjesën e dytë të ditës. Dita e martë sjell përmirësim gradual të kushteve të motit, fillimisht në zonat veriore dhe më pas gjatë pasdites pothuajse i gjithë territori...
Burimi:
kohajone.com