Mot i trazuar në Durrës, deti me 4 ballë pezullon lundrimin, peshkatarët rikthehen në port

Mot i trazuar në Durrës, deti me 4 ballë pezullon lundrimin, peshkatarët rikthehen në port

Në Durrës, kushtet e motit në det janë përkeqësuar ndjeshëm, duke sjellë vështirësi në lundrim, veçanërisht për mjetet e vogla dhe ato me tonazh të mesëm. Forca e detit në zonën bregdetare ka arritur në 4 ballë, ndërsa në det të hapur dallgëzimi është edhe më i fortë, duke shkuar deri në 6-7 ballë. Këto kushte kanë krijuar probleme për aktivitetin detar, sidomos për anijet që operojnë larg vijës bregdetare. Era e fuqishme që fryn nga veriu ka ndikuar jo vetëm në rritjen e dallgëve, por edhe në uljen e ndjeshme të temperaturave. Si pasojë e motit të trazuar, anijet e peshkimit janë detyruar të ndërpresin aktivitetin dhe të rikthehen në port që në orët e para të mëngjesit, për të shmangur rrezikun në det...