Moszbatimi i vendimit të gjykatës, SPAK kërkon 700 mijë lekë gjobë për Bardh Spahinë

Moszbatimi i vendimit të gjykatës, SPAK kërkon 700 mijë lekë gjobë për Bardh Spahinë

bardh spahia TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë sot pretencën për ish-kryebashkiakun e Shkodrës, Bardh Spahia, i cili aktualisht është deputet i PD-së në Parlament. Gjatë seancës së zhvilluar në GJKKO, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin e tij me gjobë prej 700 mijë lekësh.  Spahia akuzohet se, në kohën kur drejtonte Bashkinë e Shkodrës, nuk ka zbatuar një vendim të gjykatës. SPAK la dhënë konkluzionet përfundimtare se, pavarësisht faktit se ka pasur vendim për pezullimin e vendimit që shkarkonte nga detyra Mark Mollën, Bardh Spahia ka anashkaluar këtë vendim dhe ka riemeruar një tjetër. SPAK ka sekuestuar aktet ligjore dhe vendimarrjet nga Bashkia Shkodër, dhe nga dëshmitë ka rezultuar se janë kryer shkelje. Ish-kryebashkiaku i Shkodrës është marrë zyrtarisht...