“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ TCH zbardh bisedat mes policëve që vinin baste: He mo tigër, duhet me dorzu lekët e llotos
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ekzekutoi sot masat e sigurisë ndaj gjashtë punonjësve të policisë dhe një shtetasi civil, si pjesë e operacionit “Last Bet”, i zhvilluar në rajonet Elbasan dhe Korçë. Efektivët, duke shfrytëzuar atributet e funksionit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e llotarive të palejuara / basteve sportive. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, ka siguruar dosjen hetimore ndaj tyre, ku në vijim të veprimeve hetimore të kryera është administruar akti i ekspertimit teknik të celularëve të sekuestruar, janë evidentuar të ruajtura biseda të zhvilluara në aplikacionin e komunikimit “WhatsApp” midis punonjësit të policisë i identifikuar si E.P., dhe R.T., po ashtu punonjës policie, me përmbajtje të organizimit dhe ushtrimit të lojërave të fatit. Polici me inicialet E.P.: He mo...
Burimi:
top-channel.tv