Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
“Mos u martoni për letra”, thirrja e fortë e ambasadës amerikane: Është krim, mund të çojë në dënime të rënda…
postimi TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, i ka bërë thirrje qytetarëve kundër përpjekjeve për sigurimin e dokumenteve të emigracionit përmes martesave. Në njoftimin e saj të publikuar në rrjetet sociale, Ambasada thekson se mashtrimi përmes martesës është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe ndëshkohet me pasoja serioze ligjore. “Mashtrimi për martesë është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe mund të çojë në dënime serioze”, thekson ambasada. Ambasada u bën thirrje qytetarëve që të ndjekin gjithmonë rrugët ligjore të emigracionit për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. “Gjithmonë zgjidhni një proces të ligjshëm emigracioni për të hyrë në vend dhe për të siguruar dokumentacionin e duhur”, përfundon mesazhi i Ambasadës. Pak ditë më parë presidenti Donald Trump pezulloi programin...