‘Mos e shit vendin’, qindra shqiptarë protestojnë në Heidelberg të Gjermanisë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec
Ditën e sotme në Heidelberg të Gjermanisë, qindra shqiptarë janë mbledhur për të protestuar kundër ndërtimit të një resorti në Zvërnec të Vlorës. Në shesh janë mbledhur përafërsisht 300-400 shqiptarë, të cilët mbajnë në duar pankarta anti-qeveritare, por edhe flamuj e simbole të tjera kombëtare. Protestat kanë nisur prej disa ditësh në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, pas incidentit të një javë me parë ku një protestues u tërhoq zvarrë nga rojat e sigurisë private, në vendin ku pritet të ndërtohet resorti në Zvërnec. ‘Mos e shit Shqipërinë’, ‘Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve’, janë disa nga shkrimet kryesore në pankartat e protestuesve.
Burimi:
sot.com.al