Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Mori pa leje automjetin e babait të tij dhe u larguar nga banesa, shpallet në kërkim e 14-vjeçari në Has
Policia ka shpallur në kërkim një të mitur në Has. Ai është shpallur në kërkim nga blutë, pasi ka marrë pa leje automjetin e babait të tij dhe është larguar nga banesa. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për gjetjen e tij. Njoftimi i Policisë Më datë 05.01.2026, në Komisariatin e Policisë Has, kanë bërë kallëzim familjarët e një shtetasi të mitur, 14 vjeç, banues në Has, se i mituri ka marrë pa leje automjetin e babait të tij dhe është larguar nga banesa. U bë shpallja në kërkim e 14-vjeçarit, ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për gjetjen e tij. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës./







