“Mori 45 mijë euro nga Çopajt”/ GJKKO dënon për fyerje Agron Shehajn, Adriatik Lapaj fiton betejën në Gjykatë
agron shehaj dhe adriatik lapaj TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar për fyerje kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në gjyqin përballë Adriatik Lapajt. Ndërkohë që Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm Shehajn për akuzën e shpifjes. Kreu i Partisë Mundësia është dënuar me një gjobë prej 300 mijë lekësh. Adriatik Lapaj e paditi Agron Shehajn për shpifje, në lidhje me deklarata publike të këtij të fundit, ku ka pretenduar për lidhje të Lapajt me eksponentë të botës së krimit. Shehaj e akuzoi Lapajn se kishte marrë 4.5 milionë lekë nga një kompani e sekuestruar nga SPAK pasi përdorej për të pastruar paratë e një grupi kriminal, e cila i përkiste bandës Çopja që vepronte në Elbasan. Lapaj mohoi akuzat duke thënë se paratë nuk i...
Burimi:
zeri.ai