Mori 20 mln lekë nga banka por nuk arriti të dalë nga godina/ Ky është Bardhyl Fusha që grabiti degën (FOTO)
Personi që shihni në foto është Bardhyl Fusha, 58-vjeçari i cili grabiti ditën e sotme degën e FiBank në Tiranë, në zonën e ish-Fushës së Aviacionit. Autori ka hyrë në bankë i armatosur, ka aksesuar një nga arkat dhe ka marrë një shumë parash prej 20 milionë lekë të vjetrash. Mësohet se policët privatë kanë arritur ta neutralizojnë autorin pa arritur të dale nga godina. Punonjës të shoqërisë private të ruajtjes fizike e kanë mbyllur personin në fjalë brenda derës së filalit të FIBank, duke e zënë kështu në kurth.
Burimi:
sot.com.al