Momenti kur policia shoqëron në komisariat një protestues duke e tërhequr zvarrë

Momenti kur policia shoqëron në komisariat një protestues duke e tërhequr zvarrë

Të paktën 20 protestues janë shoqëruar në komisariat nga policia menjëherë pas mbylljes së protestës së të martës, e cila nisi te kryeministria dhe u mbyll te parlamenti. Në videon e siguruar nga Opinion.al,  shihet teksa një prej protestuesve shoqërohet duke u zvarritur nga efektivët e policisë. Sipas informacioneve, janë lënduar 14 efektivë policie, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme në spital. I lënduar ka mbetur edhe deputeti demokrat Nallbati, i cili ka djegie në fytyrë dhe një hematomë në kokë.