“Model i fshirjes së popullatës”, Berisha: Reforma Territoriale e Ramës ishte krim ndaj qytetarëve

“Model i fshirjes së popullatës”, Berisha: Reforma Territoriale e Ramës ishte krim ndaj qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi reformën territoriale si një ndër goditjet më të rënda ndaj interesave të qytetarëve shqiptarë dhe zhvillimit të vendit. Sipas Berishës, mënyra se si është zbatuar kjo reformë përbën një model të paprecedentë, sidomos duke marrë parasysh karakteristikat gjeografike të vendit. Ai theksoi se Shqipëria është një vend ku rreth 75–80% e territorit është malor dhe kodrinor, por pavarësisht kësaj, është aplikuar një model që, sipas tij, nuk gjendet as në vendet më të sheshta të botës. Gjatë fjalës së tij, lideri demokrat, Sali Berisha është shprehur se antireforma e Edi Ramës solli spastrimin e vendit një nga komponentët e platformës së Çubrilloviçit kundër shqiptarëve ‘Antireforma që iu qeverisë vendeve kishte dy kritere themelore: vjedhjen dhe votën. U...