Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta pediatri i njohur Edi Tushe
Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër dhe neonatolog, Edi Tushe. Lajmi i trishtë është bërë publik nga klinika ku ai ushtronte aktivitetin e tij, e cila i ka kushtuar një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke e vlerësuar si një profesionist të shkëlqyer dhe një njeri me vlera të rralla njerëzore. Për shumë vite, doktor Edi Tushe ka qenë pranë mijëra fëmijëve dhe familjeve shqiptare, duke fituar besimin dhe respektin e tyre përmes përkushtimit dhe kujdesit të vazhdueshëm ndaj të porsalindurve dhe fëmijëve. Kontributi i tij nuk u kufizua vetëm në praktikën mjekësore. Ai ishte ndër figurat që ndihmuan në ngritjen dhe zhvillimin e shërbimit të neonatologjisë në Shqipëri, ndërsa si pedagog dha një ndihmë të çmuar në edukimin dhe formimin profesional të...
Burimi:
opinion.al