Mjegulla pushton Kukësin, kufizohet ndjeshëm shikueshmëria në qytet dhe në akset nacionale

Mjegulla pushton Kukësin, kufizohet ndjeshëm shikueshmëria në qytet dhe në akset nacionale

Kukësi është zgjuar këtë mëngjes i mbuluar nga një shtresë e dendur mjegulle, e cila ka përfshirë qytetin dhe zonat përreth, duke kufizuar ndjeshëm fushëpamjen për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve. Fenomeni vjen vetëm një ditë pasi rajoni u përfshi për rreth dy orë nga reshje të dendura shiu, të shoqëruara në disa zona edhe me breshër. Mjegulla e dendur ka krijuar vështirësi në qarkullim, ndërsa nuk ka kursyer as akset nacionale në segmente të caktuara të rajonit verilindor, ku shikueshmëria është reduktuar ndjeshëm. Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit. Përdorimi i dritave të mjegullës, ulja e shpejtësisë dhe rritja e përqendrimit nga drejtuesit dhe përdoruesit e rrugës janë disa nga udhëzimet kryesore për të shmangur...