Mjegulla e dendur krijon vështirësi në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë

Mjegulla e dendur krijon vështirësi në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë

Mëngjesin e kësaj të enjte, moti me mjegull të dendur në zonën e Gjirokastrës ka krijuar vështirësi për trafikun rrugor. Pamja e kufizuar ka shkaktuar probleme të veçanta për drejtuesit e mjeteve, sidomos në rrugën kombëtare Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë, e cila kalon përgjatë luginave të lumenjve Drino dhe Vjosë. Policia Rrugore ka shtuar patrullimet dhe apelon që shoferët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar shpejtësinë dhe distancën e sigurt për të shmangur aksidentet dhe vështirësitë që sjell mjegulla e dendur.