“Mjaft na nënçmuat”, sheshit Iliria në Tetovë iu vu emri Mashall Tito, shqiptarët ngrihen në protestë
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar vendimin e Komunës së Tetovës të vitit 2007 mbi emërtimin e rrugëve, duke kthyer sheshin Iliria në sheshi Marshall Tito, anëtarë të BDI, aktivistë dhe mbështetës të protestës studentore janë ngritur sot në protestë. Ata e quajnë të papranueshme që sheshit t’i hiqet emri ‘Iliria’, teksa kërkojnë që të mos nënçmohen. Pak ditë më parë Gjykata Kushtetuese ka miratuar vendimin me të cilin abrogohen emrat e rrugëve të miratuara në vitin 2007 nga Këshilli i Komunës së Tetovës. Vendimi është marrë me 5 vota “pro”, ndërsa dy gjyqtarët shqiptarë dhe gjyqtari turk kanë votuar kundër. Iniciativa për këtë çështje ishte dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese nga Lidhja e Luftëtarëve nga Lufta Nacionalçlirimtare dhe Antifashiste e Maqedonisë 1941–1945, me...
Burimi:
ntv.al