Misteri me vdekjen e 48-vjeçarit grek! E dërguan pa shenja jete në spitalin e Sarandës dhe më pas ‘u zhdukën’
FOTO ILUSTRUESE SARANDË-Një person i pajetë është dërguar në urgjencën e spitalit të Sarandës rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme (27 mars). 48-vjeçari, i identifikuar si Pavllos Simeriontaqis nga Athina, u soll në spital nga disa persona me një makinë të bardhë, të cilët më pas u larguan menjëherë. Sipas të dhënave paraprake, në trup nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa trupi do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për ekspertizë. Lidhur me ngjarjen Policia ka nisur hetimet duke këqyrur edhe kamerat e sigurisë për identifikimin e mjetit me targa greke.
Burimi:
zeri.ai