“Mirë se u ktheve Mbretëreshë!”, Lezha i “rrëmben” Shkodrës edhe Teutën, me “ndihmën” e Marin Memës

“Mirë se u ktheve Mbretëreshë!”, Lezha i “rrëmben” Shkodrës edhe Teutën, me “ndihmën” e Marin Memës

Kur e nisa këtë projekt disa vite më parë, nuk e mendoja se rrugëtimi i tij do të ishte kaq i gjatë. Ideja për realizimin dhe vendosjen e një shtatoreje të Mbretëreshës Teuta – e më pas edhe të mbretërve të tjerë – ka qenë dhe mbetet një ëndërr e madhe, jo vetëm për mua, por për shumë shqiptarë që e ndjejnë historinë si pjesë të identitetit të tyre.Pas shumë pune, lodhjeje, takimesh dhe diskutimesh me disa bashki në vend, jam i lumtur që sot ky projekt ka marrë zyrtarisht rrugë. Më në fund, ai projekt që nisa kohë më parë, sot ka marrë zyrtarisht “dritën jeshile”. Shtatorja e Mbretëreshës Teuta, e përfunduar prej kohësh, nuk do të presë më. Bashkia Lezhë ka pranuar konkretizimin...