Miratohen mes debateve ndryshimet në Kodin Penal, forcohet mbrojtja penale për gazetarët dhe falet pjesërisht…

Miratohen mes debateve ndryshimet në Kodin Penal, forcohet mbrojtja penale për gazetarët dhe falet pjesërisht…

Me 85 vota pro dhe 9 kundër, Kuvendi i dha dritën jeshile mes debatesh disa ndryshimeve në Kodin Penal aktual, ndërsa Kodi i ri Penal është ende në proces konsultimi. Konkretisht Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ndryshime të rëndësishme në Kodin Penal që lidhen drejtpërdrejt me mbrojtjen e gazetarëve dhe ushtrimin e lirisë së medias, duke forcuar sigurinë fizike të tyre dhe duke vendosur garanci të reja ligjore në çështjet e shpifjes. Ndryshimet e votuara përfshijnë tre nene kyçe që prekin raportin mes shtetit, drejtësisë penale dhe medias: goditjet për shkak të detyrës, kanosjen për shkak të detyrës dhe përgjegjësinë penale për shpifjen. Dhuna ndaj gazetarëve, vepër penale e rënduar Sipas ndryshimeve në nenin 237 të Kodit Penal, dhuna fizike ndaj një gazetari për shkak...