Ministrja Koçiu: Me kryeinspektorin e ri, IKMT hyn në një fazë të re forcimi dhe profesionalizmi

Ministrja Koçiu: Me kryeinspektorin e ri, IKMT hyn në një fazë të re forcimi dhe profesionalizmi

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, prezantoi Kryeinspektorin e ri të Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Afrim Qëndro, i cili merr detyrën në krye të institucionit duke pasuar Dallëndyshe Bici. Qëndro vjen në këtë pozicion pas përvojës së tij si Prefekt i Qarkut Tiranë, një rol që, sipas ministres, e ka përgatitur për përgjegjësitë e reja në drejtimin e IKMT-së. Në fjalën e saj, Koçiu theksoi se drejtimi i Inspektoratit përbën një sfidë të rëndësishme, pasi lidhet drejtpërdrejt me garantimin e ligjshmërisë dhe mbrojtjen e territorit. Ajo vlerësoi përvojën e gjatë të Qëndros në administratën publike, duke nënvizuar aftësinë e tij për të ndërtuar ekipe funksionale dhe për të kërkuar zbatim rigoroz të detyrave. Sipas saj, emërimi i tij vjen në një moment...