Ministrja e Brendshme: Një tjetër “revolucion” me pagesë, ku molotovi zëvendëson fjalën dhe maska fsheh turpin
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, në një tjetër reagim në rrjetet sociale për protestën e Partisë Demokratike, e cilësoi si “e njëjta shfaqje e shëmtuar, e njëjta skenografi e vjetër me tym e me flakë, që vjen nga bodrumet e një politike në agoni”. “Një tjetër “revolucion” me pagesë, ku molotovi zëvendëson fjalën dhe maska fsheh turpin. Le ta themi troç, pa asnjë dorashkë: Një kauzë e drejtë nuk ka nevojë për maska dhe as për molotovë. Kush ka të drejtë, ka mbështetjen e popullit, jo bandën e huliganëve me pagesë. Kush ka ide, ka votën. Por kur kutia e votës të është kthyer në në makthin tënd më të madh që prej dy dekadash, atëherë e vetmja rrugë është dhuna si streha e fundit...
Burimi:
argjiroja.net