Ministrja e Brendshme: Dhuna nuk mund të jetë kurrë një mjet. Policia në krye të detyrës
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, reagoi pas protestës së opozitës, duke e cilësuar dhunën e ushtruar gjatë tubimit si një shkelje të përsëritur të së drejtës për të protestuar. Sipas saj, një grup protestuesish zgjodhi forcën në vend të fjalës, duke sulmuar dhe lënduar punonjës të Policisë së Shtetit. Në reagimin e saj, Koçiu theksoi se dhuna nuk mund të jetë kurrë mjet veprimi dhe se asnjë agjendë nuk e justifikon përdorimin e saj. Ajo shprehu mirënjohje për efektivët e Policisë së Shtetit, duke vlerësuar profesionalizmin dhe maturinë e treguar përballë provokimeve. Ministrja garantoi se Policia e Shtetit do të vijojë të jetë në krye të detyrës për të garantuar të drejtën kushtetuese për të protestuar, njëkohësisht me sigurimin e rendit, sigurisë së qytetarëve dhe...
Burimi:
argjiroja.net