Ministria e Mbrojtjes bën njoftimin: 16 vatra zjarri në disa qarqe të vendit janë nën kontroll, 5 ende aktive!
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë menaxhuar operacionet për përballimin e 16 vatrave të zjarrit në disa qarqe të vendit. Sipas ministrisë, pesë vatrat ende aktive janë vënë nën kontroll dhe po punohet për shuarjen e tyre përfundimtare. Në njoftimin e bërë në rrjetin social facebook, nënvizohet se operacionet në zona si Kavaja, Fieri, Lezha, Elbasani dhe Divjaka janë angazhuar qindra forca zjarrfikëse, mjete tokësore dhe ajrore, si dhe efektivë të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera emergjente. Njoftimi i plotë nga Ministria e Mbrojtjes: Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë ditës së sotme u menaxhuan operacionet për përballimin e 16 vatrave të zjarrit në disa qarqe të vendit. Pesë vatrat që vijojnë...
Burimi:
sot.com.al