No Image Available

Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve në Iran: Nëse doni të ktheheni në vend kontaktoni me Ambasadën e Shqipërisë në Ankara

Foto ilustruese TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që aktualisht ndodhen në Iran dhe që kërkojnë të udhëtojnë drejt Shqipërisë përmes rrugës tokësore nga Turqia, që të vendosen menjëherë në kontakt me Ambasadën e Shqipërisë në Ankara. Në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale, Ministria e Jashtme bën të ditur se komunikimi me Ambasadën shqiptare në Ankara është i domosdoshëm për të mundësuar asistencën konsullore dhe koordinimin me autoritetet përkatëse turke, sipas udhëzimeve të këtyre të fundit. Po ashtu Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka vënë në dispozicion edhe kontaktet me Ambasadën e Shqipërisë në Ankara: +90 (534) 080 37 65 +90 (549) 561 19 85 Si dhe përmes adresës së e-mail: [email protected]...