Ministri Vengu thirrje të rinjve: Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura, edhe 24 orë për të aplikuar
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka ftuar të rinjtë të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura. Postimi i Pirro Vengut Mirëmëngjes dhe teksa kanë mbetur pak më shumë se 24 orë për të aplikuar në thirrjen e radhës të Qendra Rekrutimit për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura, i ftoj të gjithë të rinjtë dhe të rejat të zgjedhin këtë rrugë përkushtimi dhe nderi. Karrierë premtuese, ekperiencë transformuese, mundësi për të ecur me një mision! Afati i aplikimeve: 16 janar 2026 Stërvitja Bazë: 09 shkurt – 17 prill 2026 Për më shumë informacion: Tel: 00355 4 234 8588 WhatsApp: +355 68 340 4896
Burimi:
kohajone.com