Ministri Salla në Shkodër dhe Malësi të Madhe: Dëgjesa të hapura me fermerët për adresim mbështetjeje gjithëpërfshirëse
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla në vijim të turit të dëgjesave me fermerët për hartimin e Skemës Kombëtare 2026, zhvilloi sot takime në qarkun Shkodër, me dy ndalesa në Shkodër dhe Malësi të Madhe, duke vijuar dialogun e drejtpërdrejtë me fermerët mbi nevojat reale të sektorit bujqësor. Gjatë dëgjesës me fermerët, ministri Salla theksoi rëndësinë e dialogut të drejtpërdrejtë për të reflektuar mbi problematikat ekzistuese dhe për të ndërtuar një skemë më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. “Në dëgjesën e radhës me fermerët, po flasim hapur për atë që nuk ka funksionuar dhe po konceptojmë Skemën Kombëtare 2026 mbi siguri, gjithëpërfshirje dhe adresimin e mbështetjes së munguar”, u shpreh ministri. Ai nënvizoi se Skema Kombëtare 2026 do të bazohet në parime të qarta...
Burimi:
kohajone.com