Ministri Salla dhe rektori i Universitetit Bujqësor të Athinës diskutojnë bashkëpunimin akademik dhe kërkimor
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla po zhvillon një vizitë zyrtare në Athinë, ku u prit në një takim nga rektori i Universitetit Bujqësor të Athinës, prof. Spyridon Kintziosis, një prej institucioneve më prestigjioze në rajon në fushën e arsimit dhe kërkimit bujqësor. Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit akademik dhe kërkimor mes institucioneve, me synim ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme që lidhin arsimin universitar me zhvillimin praktik të sektorit bujqësor. ”Biseduam për krijimin e urave konkrete mes dy universiteteve përmes shkëmbimit të përvojave akademike, programeve të përbashkëta dhe thellimit të kërkimit shkencor”, theksoi ministri. Gjatë vizitës, ministri Salla u njoh nga afër me infrastrukturën dhe kapacitetet kërkimore të universitetit, përfshirë laboratorët modernë dhe fermat eksperimentale, të cilat përbëjnë një model...
Burimi:
kohajone.com