Ministri i Mjedisit: Kemi përmbyllur fazën e parë të reformës së mbetjeve, tani do fokusohemi te investimet

Ministri i Mjedisit: Kemi përmbyllur fazën e parë të reformës së mbetjeve, tani do fokusohemi te investimet

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj deklaroi sot se Ministria e Mjedisit ka përmbyllur me sukses fazën e parë të reformës së mbetjeve, duke e cilësuar këtë fazë si një hap themelor për ndërtimin e një sistemi modern dhe të qëndrueshëm të menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri. Sipas Ministrit, reforma e nisur në shtator 2025 është ndërtuar mbi tre shtylla kryesore, të cilat tashmë janë plotësisht të realizuara: miratimi i Ligjit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, miratimi i Ligjit për Përgjegjësinë e Zgjeruar të Prodhuesit dhe krijimi i Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve (AKEM sh.a.). “Këto tre nisma na lejojnë sot të kalojmë nga faza e rregullimit ligjor tek faza e investimeve konkrete në terren”, u shpreh Jaupaj, duke shtuar se tashmë fokusi i...