Ministri i Mbrojtjes thirrje të rinjve: Keni edhe 24 orë të aplikoni për t’u bërë ushtarë

Ministri i Mbrojtjes thirrje të rinjve: Keni edhe 24 orë të aplikoni për t’u bërë ushtarë

Më pak se 24 orë ka mbetur për të aplikuar në thirrjen e radhës së Qendrës së Rekrutimit, për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka ftuar të rinjtë dhe të aplikojnë, sipas tij, në këtë rrugë përkushtimi dhe nderi. Vengu shtoi se të rinjtë, si pjesë e Forcave të Armatosura do të kenë karrierë premtuese, eksperiencë transformuese dhe mundësi për të ecur me një mision. Postimi i Pirro Vengut Mirëmëngjes dhe teksa kanë mbetur pak më shumë se 24 orë për të aplikuar në thirrjen e radhës të Qendra Rekrutimit për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura, i ftoj të gjithë të rinjtë dhe të rejat të zgjedhin këtë rrugë...