Ministri i Jashtëm mbledh shtabin e posaçëm për situatën në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqiptarë, përparësi absolute

Ministri i Jashtëm mbledh shtabin e posaçëm për situatën në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqiptarë, përparësi absolute

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, nisi ditën e parë të detyrës së tij të re, me një prej dosjeve më prioritare të momentit: gjendja e qytetarëve shqiptarë përballë situatës së sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme. Hoxha drejtoi ditën e sotme një takim të shtabit të posaçëm të ngritur në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, me ekipin drejtues dhe Ambasadorët e Shqipërisë në Lindjen e Mesme, të cilët po ndjekin në mënyrë të pandërprerë çdo zhvillim në rajon. Në një reagim në rrjetin social X, Hoxha theksoi se “siguria dhe mirëqenia e shtetasve shqiptarë mbeten përparësi absolute”. Përfaqësitë tona diplomatike, sipas Ministrit të Jashtëm, janë në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët shqiptarë dhe pranë kujtdo që ka nevojë...