Ministri i Drejtësisë kërkon hetim për gjyqtaren e Korçës Eglantina Mikani

Ministri i Drejtësisë kërkon hetim për gjyqtaren e Korçës Eglantina Mikani

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka dërguar një kërkesë zyrtare tek Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) për të nisur një hetim disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, Eglantina Mikani. Hetimi lidhet me shkelje të rënda procedurale në një çështje penale kundër shtetasit R.F, i akuzuar për “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” në bashkëpunim. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, vendimi penal në këtë rast është shpallur më 14 dhjetor 2022, por vendimi i arsyetuar dhe dosja përkatëse u depozituan në sekretarinë gjyqësore vetëm më 7 mars 2024, duke tejkaluar afatin e parashikuar në Kodin e Procedurës Penale me 14 muaj e 24 ditë. Ministri Lamallari vlerëson se kjo vonesë ka pasur pasoja konkrete juridike, pasi vendimi...