Ministri i Brendshëm: Zjarrvënia është krim, dënohet deri në 15 vite burg

Ministri i Brendshëm: Zjarrvënia është krim, dënohet deri në 15 vite burg

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes maksimal në parandalimin e zjarreve, duke nënvizuar se zjarrvënia përbën një vepër të rëndë penale dhe jo një pakujdesi të thjeshtë. Përmes një reagimi zyrtar në rrjetet sociale, ministri apeloi për përgjegjësi të lartë qytetare për të shmangur katastrofat dhe për të mbrojtur jetën, pronën dhe pasuritë natyrore të vendit. Në mesazhin e tij, Lamallari rikujtoi se ndryshimet e fundit në Kodin Penal kanë ashpërsuar ndjeshëm sanksionet ligjore për të gjithë ata që shkaktojnë zjarre, ku masat e dënimit gradohen në varësi të rrethanave dhe pasojave të shkaktuara: 5 deri në 8 vite burg për zjarrvënie të qëllimshme gjatë stinës së nxehtë, në kushte që favorizojnë përhapjen e flakëve ose pranë...