Ministri Gonxhja: Diskutime mbi rijetësimin e aktivitetit kinematografik në Kuçovë

Ministri Gonxhja: Diskutime mbi rijetësimin e aktivitetit kinematografik në Kuçovë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja së bashku me kryetarin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Jonid Jorgji, pritën në një takim të veçantë, kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari. Ministri bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi rijetësimin e aktivitetit kinematografik në Kuçovë dhe mënyrat se si mund të pasurohet jeta kulturore e qytetit. “Projekte interesante u paraqitën edhe për muzeun e ri të qytetit, një hapësirë që do të kontribuojë në rritjen e turizmit dhe do të sjellë më shumë vizitorë vit pas viti”, u shpreh ministri Gonxhja. Ky takim vjen pas vendimit se MTKS do të investojë rreth 1.4 milion euro për rijetësimin e kinemave në vend, gjatë vitit 2026. Synimi është të rikthehet magjia e filmit tek publiku anekënd...