“Mini-maternitet në SPAK”, Kryemadhi: Mund të jetë e vërtetë, por unë nuk ngel dot me barrë
Ish-deputetja Monika Kryemadhi u paraqit sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme , në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Në përfundim të procedurës, ajo foli shkurt për mediat teksa u pyet për deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili deklaroi më herët se disa zyrtare ose ish-zyrtare po përdorin shtatzëninë si mënyrë për të shmangur masat e arrestit. Kryemadhi iu përgjigj me tone ironike, duke thënë se për veten e saj një gjë e tillë është e pamundur. “Unë ju garantoj se me barrë nuk ngel,” tha ajo, duke shtuar se deklaratat e tilla mund të jenë si thashetheme, por në disa raste edhe të vërteta. “Sigurisht që njerëzit, për të gjetur mënyra dhe rrugë të ndryshme procedurale,...
Burimi:
gijotina.com