“Metamorfoza”/ GJKKO dënon me 9 vite burg Pellumb Gjokën dhe me 7 vite e 6 muaj ish-shefin e Policisë
Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe për ish-shefin e Policisë, Ardit Hasanbegaj, pjesë e dosjes ‘Metarmofoza’. Pëllumb Gjoka është dënuar me 9 vite burg dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i ulet me 1/3. Kështu që ai do të vuajë 6 vite burg, në një burg të sigurisë së lartë. Gjoka është shpallur fajtor për sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e shtetasve Kleanthi Musabelli, Dorjan Duli dhe Ibrahim Lici. Ndërkohë Gjoka është shpallur i pafajshëm për akuzën e ‘armëmbajtjes pa leje’. Ai gjithashtu është shpallur fajtor për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për korrupsion aktiv të funksionarëve të sistemit të drejtësisë. Ndërkohë ish-shefi i Policisë, Ardit Hasanbegaj, është shpallur fajtor për sigurim kushtesh për vrasjen...
Burimi:
sot.com.al