“Meta pa ujë në burg”, Berisha: Rama çon kriminelët e tij për t’i shpuar shishet!

“Meta pa ujë në burg”, Berisha: Rama çon kriminelët e tij për t’i shpuar shishet!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për mediat, e cilësoi Metën si një “burgosur politik” dhe vlerësoi betejën e tij kundër asaj që e quajti “narko-shteti”. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për akte intimidimi ndaj Metës, duke pretenduar se në qelinë e tij dërgohen persona të rrezikshëm për ta penguar edhe në nevojat më elementare. Ai tha se kriminelë të dërguar nga Rama kanë shpuar shishet e ujit të Metës për ta lënë pa ujë, duke e cilësuar këtë si një praktikë që “as Sigurimi i Shtetit nuk e bënte”. “Dërgoj një përshendetje të përzemërt burgosurve politikë në komisariate dhe uroj nga zemra ditëlindjen ish presidentit Meta që po bën një betejë të jashtëzakonshme edhe nga qelia e burgut ndaj narko...