Meta ofron 50 mijë euro garanci për të lënë qelinë, GJKKO i rrëzon kërkesën

Meta ofron 50 mijë euro garanci për të lënë qelinë, GJKKO i rrëzon kërkesën

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës që ai të lirohej nga burgu, edhe pse nga ana e avokatit të tij u ofrua një shumë prej 50 mijë eurosh garanci. Avokati Kujtim Cakrani deklaroi se donin që lirimin nga qelia kundrejt një garancie pasurore t’ia bënin edhe si dhuratë Ilir Metës për ditëlindje. Në një prononcim për mediat, Cakrani  deklaroi se nuk ka më arsye pse Ilir Meta të qëndrojë ende në bodrumet e 313. “I vendosëm në dispozicionin shumë e caktuar, deri në 50 mln lekë dhe gjykata nuk arriti të ngrihej në lartësinë. Eci mirë seanca, por në momentin e fundit ndryshoi gjithçka. Ne do vazhdojmë betejën tonë, do bëjmë kërkesën edhe kur çështja të...