Meta: Edi Rama pengmarrësi i drejtësisë dhe i integrimit të Shqipërisë në BE
Meta: Edi Rama pengmarrësi i drejtësisë dhe i integrimit të Shqipërisë në BE Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”, ku ndër të tjera ka folur edhe për paraqitjen në gjykatë, gjendjen e tij shëndetësore, trajtimin dhe akuzat e ngritura ndaj tij. Më poshtë intervista e plotë e Kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta: PYETJE: Z. Meta, paraqitja juaj në gjykatë, solli mjaft reagime. Ju dukeshit mjaft i dobësuar. A është çdo gjë “OK” me shëndetin tuaj? PËRGJIGJE: I dashur Blendi, jam i bindur se përshtypja apo çudia më e madhe ishte paraqitja ime në kafazin me “5 yje”. Ndërkohë e gjithë përpjekja e regjimit sorosist u përpoq të shpërqëndronte vëmendjen e publikut...
Burimi:
sot.com.al