Meta dhe Kryemadhi në gjykim të zakonshëm, avokati Cakrani: Do provojmë pafajësinë tonë
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të Pirro Xhixhos dhe Fatime Kryemadhit. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton në këtë mënyrë, në këtë dosje do të gjykohet vetëm ish-çifti Meta-Kryemadhi. Avokati Cakrani u shpreh se ata do të provojnë pafajësinë dhe se prokurori nuk kishte asnjë lloj prove që të fajësonte Metën. “Janë rreth 120 dëshmitarë. Ka prova të reja që do t’i paraqesim në gjykatë. Çështja i bashkohet gjykimit të zakonshëm. Do të provojmë pafajësinë. Sot, prokurori nuk kishte asnjë lloj prove që të fajësonte Metën. Zoti Meta nuk përfshihej në asnjë bisedë, e-mail apo takim. Do të vazhdojmë betejën tonë, edhe pse gjykata nuk na e pranoi kërkesën për masën e sigurimit. Nuk e di çfarë ka dashur...
Burimi:
top-channel.tv