Meta dhe Kryemadhi në GJKKO/ Ish-presidenti dhe avokati i tij kërkojnë transmetim ‘live’ të seancës. Kreu i PL: Jam banues te 313, i divorcuar

Meta dhe Kryemadhi në GJKKO/ Ish-presidenti dhe avokati i tij kërkojnë transmetim ‘live’ të seancës. Kreu i PL: Jam banues te 313, i divorcuar

Ka nisur e seancës së radhës gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Gjatë kohës që është pyetur nga gjyqtarja për të dhënat personale, Meta është përgjigjur me ironi: Në Tiranë banoj për momentin. Banues te 313. Gjendja civile: beqar, domethënë i divorcuar.  Pjesë nga diskutimi në sallë:  Avokati i Metës: Kam kërkesë paraprake. Kam bërë kërkesë juve një javë më parë për sa i përket kafazit të xhamtë. Ua kam bërë edhe ambasadave, Komitetit Shqiptar të Helsinkit, ndërkohë Avokatit të Popullit s’ia kam bërë, se është kot. Ndërhyn gjykata dhe i tërheq vëmendjen. Avokati: Konventën Europiane e përdorni kur ju duhet. Meta: Unë kërkoj ta rishikoni edhe njëherë çështjen e transmetimit live....