Mentor Çuku emërohet Zëvendësdrejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit
FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Mentor Çuku është emëruar nëndrejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Çuku është oficer në Policinë e Shtetit dhe dy vitet e fundit kaloi testet për t’u emëruar si hetues në BKH, ku ka hetuar çështje të rëndësishme të krimit të organizuar. Mandati në këtë detyrë është 4 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Njoftimi: Në përfundim të një procesi konkurrues dhe transparent për përzgjedhjen e Zëvendësdrejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Drejtori i BKH-së ka emëruar z. Mentor Çuku në këtë detyrë. Ky emërim është realizuar në zbatim të pikës 3 të nenit 36 të Ligjit nr. 95/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar, sipas të cilit Zëvendësdrejtori emërohet nga Drejtori i...
Burimi:
zeri.ai