Memaliaj, i riu futet në një banesë për të vjedhur dhe godet me grusht pronarin
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë në Tepelenë kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal ndaj shtetasit K. Ç., 19 vjeç, banues në Memaliaj. Sipas njoftimit, i riu dyshohet se, me qëllim vjedhjen, ka thyer derën e banesës së shtetasit M. H., të cilin më pas e ka goditur me grusht. Si pasojë e konfliktit, të dy shtetasit kanë pësuar dëmtime të lehta. Gjatë kontrollit në ambientet e banesës u gjet edhe një mjet prerës (thikë), që dyshohet se posedohej nga 19-vjeçari. Materialet procedurale iu referuan Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë.
Burimi:
argjiroja.net