Mediu për “Gërdecin”: Gjyqi ndaj meje është sajesë politike, hetimet nuk kane gjetur asnjë shkelje
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, gjatë një conference për mediat ka folur për çështjen e Gërdecit, duke theksuar se asnjë provë nuk e lidh atë me shpërthimin tragjik. Ai deklaroi se Prokuroria dhe SPAK e kanë hetuar atë dhe familjarët e tij “në çdo aspekt 360 gradë”, duke përfshirë çështje private dhe shëndetësore. “Prokuroria e ka provuar në mënyrë përfundimtare se nuk kam qenë i përfshirë në asnjë akt korrupsioni. Akuza ndaj meje nuk ka lidhje me shpërthimin në Gërdec, por lidhet me çështje ushtarake dhe jo me detyrat dhe funksionet e ministrit”, tha Mediu. Ai shtoi se gjatë këtyre 18 viteve janë zhvilluar mbi 10 procese gjyqësore, por nuk është gjetur asnjë vendim që të tregojë se ka vepruar në kundërshtim me ligjin....
Burimi:
gijotina.com