Media e huaj: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

Media e huaj: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një destinacion kyç i ekoturizmit në Evropë falë Parkut Kombëtar të lumit të egër Vjosa, një nga mrekullitë natyrore më të rralla të kontinentit, shkruan faqja e njohur turistike travelandtourworld.it (TTW). I shpallur park kombëtar në vitin 2023, ky territor i mbrojtur shtrihet në rreth 12 727 hektarë dhe mbron një pasuri unike: një lumë të madh që rrjedh plotësisht i lirë, pa diga apo ndërhyrje artificiale. Një park unik në Evropë Vjosa është parku i parë kombëtar në Evropë i dedikuar një lumi të egër. Lumi buron në Greqi dhe përshkon Shqipërinë për rreth 270 kilometra, duke krijuar një mozaik peizazhesh që përfshin male të ashpra, lugina të gjera, kanione mbresëlënëse dhe fusha aluviale. Kjo liri...