Media e huaj: Britanikët zgjedhin Ksamilin
Turistët që kërkojnë destinacione mahnitëse dhe me diell këtë verë, mund të marrin në konsideratë udhëtimin përtej pikave tradicionale turistike si Spanja ose Greqia, duke eksploruar në vend të tyre Ksamilin, një zonë bregdetare spektakolare e quajtur “Maldivet e Evropës”, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen britanike “Nottingham Post”. Me ujëra të kristalta, peizazhe mahnitëse malore dhe çmime të përballueshme, Ksamili ndodhet përgjatë Rivierës Shqiptare dhe po shndërrohet me shpejtësi në një destinacion të preferuar për turistët britanikë, të tërhequr nga shkëlqimi i tij natyror, klima e ngrohtë dhe birra jashtëzakonisht të përballueshme. Nuk është çudi që 120 000 vizitorë britanikë udhëtojnë në Shqipëri çdo vit. Vendi i bukur evropian është vetëm tre orë larg me linjë ajrore. Falë vijës bregdetare piktoreske dhe...
Burimi:
kohajone.com